Barcelona që prej aplikimit të sistemi të ri “po ja sheh hajrin” ndeshjeve të vështira.
Barca arriti të mposhtë Atleticon në udhëtim për t’u kthyer në luftë në La Liga dhe trendin do ta vazhdojë edhe ndaj Celta Vigos në shtëpi.
Në formacioni 3-5-2 në mbrojtje janë Mascherano, Pique dhe Umtiti, në krah Neymar dhe Rafinha, kurse në mesfushë Iniesta, Busquets dhe Roberto.
Messi pritet të qëndrojë si sulmues i dytë prapa qendërsulmuesit, Suarez.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen, Mascherano, Pique, Umtiti, Neymar, Iniesta, Busquets, Roberto, Rafinha, Messi, Suarez.
Formacioni i mundshëm i Celtas: Blanco, Mallo, Cabral, Roncaglia, Jonny, Diaz, Radoja, Wass, Hernandes, Sisto, Aspas.