Atalanta e pret Ajaxin në Bergamo për ta zhvilluar ndeshjen e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Skuadra italiane që bën pjesë në Grupin D, e nisi më së miri aventurën në garën e madhe evropiane duke triumfuar si mysafir i Midtjyllandit me rezultat 4-0 në xhiron e parë.
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, pritet të startojë nga minuta e parë për ekipin e Gian Piero Gasperinit.
Formacioni i mundshëm i Atalantas: Sportiello; Toloi, Romero, Djimsiti; Hateboer, Pasalic, Freuler, Gosens; Gomez; Zapata, Muriel.
Formacioni i mundshëm i Ajaxit: Onana; Mazraoui, Schuurs, Martinez, Tagliafico; Gravenberch, Klaassen, Blind; Antony, Tadic, Neres.
/Telegrafi/