Liverpooli është nikoqir i Milanit në takimin që luhet në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja që starton ën ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Anfield Road”, me Rossonerët që rikthehen në garë pas afro një dekade.
Për këtë sfidë, The Reds do të jenë pa lojtarët si, Harvey Elliott, Neco Williams dhe Roberto Firmino që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Milani nuk do të mund të llogarisë në Tiemoue Bakayokon, Rade Krunic dhe Zlatana Ibrahimovic, që janë të lënduar, derisa Olivier Giroud është në dyshime.
Analizë
Liverpooli
Elliott e theu këmbën në takimin ndaj Leeds United në Ligën Premier në fundjavën e kaluar, derisa Firmino e Williams janë po ashtu të lënduar.
Jordan Henderson pritet të futet në vend të mesfushorit të talentuar, e që mund të jetë ndryshimi i vetëm i Jurgen Kloppit.
𝑻𝒉𝒆 𝒔𝒄𝒆𝒏𝒆 𝒊𝒔 𝒔𝒆𝒕… ✊
Champions League nights at Anfield are BACK 🔴 #WalkOn pic.twitter.com/QX2f3v964q
— Liverpool FC (@LFC) September 15, 2021
Milani
Giroud mund të luajë në këtë takim, pasi rikthehet në fushë shkaku që ishte i infektuar me COVID-19, por që para tij mund të luajë edhe Ante Rebic.
Ibrahimovic nuk mund të luajë në këtë sfidë, shkaku që ka dhimbje në kyçin e këmbës.
Bakayoko dhe Krunic do të jenë gjithashtu jashtë fushe, me Kessien e Tonalin që do të vendosen në fushë.
#LiverpoolMilan: The magic of the @ChampionsLeague returns with a great game! 😍
Torna la magia della Champions e torna con la grande sfida di Anfield! 😍#BackHome #SempreMilan #UCL pic.twitter.com/Xot0Sg4gGA
— AC Milan (@acmilan) September 15, 2021
Alessandro Florenzi startoi ndaj Lazios në të djathtë, edhe pse Alexis Saelemeakers pritet të rikthehet.
Alessio Romagnoli e Simon Kjaer janë duke luftuar për një vend, me Fikayo Tomorin që është tashmë statues në mbrojtje.
Parashikimi:
Liverpooli pritet të fitojë me një gol dallim ndaj Milanit.
Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Thiago, Fabinho, Henderson, Salah, Mane, Jota.
Formacioni i mundshëm i Milanit: Maignan, Hernandez, Romagnoli, Tomori, Calabria, Tonali, Kessie, Leao, Giaz, Saelemaekers, Giroud. /Telegrafi/