Gjigantët holandez të Ajaxit do të mirëpresin kampionët aktual evropian dhe botëror Real Madridin në Amsterdam.
Reali do të mundohet të përfundoj gjithçka qysh në takimin e parë të 16-të të finales së Ligës së Kampionëve.
Madrilenët kanë pasur shumë probleme këtë sezon, por skuadra e Santiago Solarit gajtë javëve të fundit po korr rezultate pozitive.
Nga ana tjetër, Ajax është i pranishëm në këtë fazë të garave për herë të parë që nga sezoni 2005-06.
Ajaxi ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit kundër Los Blancos, duke pranuar njëzet gola dhe ka shënuar vetëm dy herë.
Te dyja skuadrat pritet që të startojnë me formacionet më të mira të mundshme gjatë mbrëmjes së sotme në ora 21:00.
Ajax: Onana; Mazraoui, Blind, De Ligt, Tagliafico; Schone, De Jong, Van de Beek; Neres, Tadic dhe Ziyech
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Reguilon; Casemiro, Modric, Kroos; Lucas, Benzema dhe Vinicius. /Telegrafi/