Telegrafi

Formacionet e Juves dhe Lazios për Superkupën e Italisë (Foto)

Juventusi dhe Lazio zhvillojnë ndeshjen e Superkupës së Italisë që i paraprin sezonit të ri në futbollin italian.

Në Stadio Olimpico të Romës, trajnerët Massimiliano Allegri dhe Simone Inzaghi i kanë nxjerrë në fushë njëmbëdhjetëshat e tyre më në formë për këtë duel.

Juventusi e fitoi edhe Kampionatin edhe Kupën në sezonin e kaluar (Getty Images)

Superkupa e këtij viti është e 30-ta me radhë që zhvillohet në futbollin italian. Në këtë ndeshje zakonisht luajnë fituesi i Serie A dhe fituesi i Kupës së Italisë.

Mirëpo, duke qenë se Bianconerët i kanë fituar të dy trofetë, atëherë ata do të luajnë kundër finalistit të Kupës që ishte Lazio.

Formacioni startues i Juventusit: Buffon; Barzagli, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain.

Banka rezervë e Juventusit: Szczesny, Pinsoglio, Lichtsteiner, De Sciglio, Marchisio, Douglas Costa, Asamoah, Rugani, Sturaro, Bentancur, Bernardeschi, Kean.

Formacioni startues i Lazios: Strakosha; Wallace, de Vrij, Radu; Basta, Parolo, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Milinkovic, Immobile.

Banka rezervë e Lazios: Vargic, Guerrieri, Hoedt, Luiz Felipe, Patric, Lukaku, Marusic, Di Gennaro, Murgia, Felipe Anderson, Palombi, Caicedo.

/Telegrafi/