Barcelona është nikoqir i Manchester Cityt për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Pep Guardiola kthehet në Camp Nou për të luajtur kundër ish-skuadrës së tij që është njëherësh kundërshtari më i madh në Grupin C.
Katalunasit e kryesojnë grupin me gjashtë pikë nga dy xhirot e para dhe do ta kërkojnë edhe fitoren e tretë radhazi.
Ndërkohë, skuadra angleze ka regjistruar një fitore dhe një barazim dhe numëron katër pikë.
Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Pique, Rakitic, Sergio, Iniesta, Suarez, Messi, Neymar Jr, Mascherano, J.Alba, Umtiti.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Bravo; Zabaleta, Stones, Otamendi; Kolarov; Fernandinho, Gundogan; Sterling, Silva, Nolito; De Bruyne.
/Telegrafi/