Telegrafi

Formacionet bazë: Spartak Moska dhe Liverpooli në kërkim të fitores së parë

Spartaku i Moskës është nikoqir i Liverpoolit në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra ruse luajti baras (1-1) kundër Mariborit në ndeshjen e parë në Grupin E.

Baras luajtën edhe Redsat (2-2) ndaj Sevillas dhe të gjitha ekipet në këtë grup i kanë nga një pikë.

Që të dyja skuadrat janë në kërkim të fitores së parë në fazën e grupeve.

Trajnerët Massimo Carrera dhe Jurgen Klopp i kanë rreshtuar lojtarët e tyre, nga të cilët duan triumf.

Formacioni bazë i Spartak i Moskës: Rebrov; Eschenko, Tasci, Bocchetti, Kutepov, Dzhikia; Samedov, Fernando, Pasalic, I.Popov; Luiz Adriano.

Formacioni bazë i Liverpoolit: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Matip, Moreno; Henderson, Can, Coutinho; Salah, Mane, Firmino.

Ndeshja tjetër në Grupin E zhvillohet ndërmjet Sevillas dhe Mariborit. /Telegrafi/