Telegrafi

Formacionet bazë: Përballje interesante mes Atalantas dhe Romës

Atalanta dhe Roma zhvillojnë ndeshjen e xhiros së 13-të në kampionatin italian, Serie A.

Giallorossët mbajnë vendin e katërt në tabelë me 24 pikë dhe me fitore eventuale do ta barazojnë Juventusin që ndodhet një vend më lartë.

Atalanta ka arkëtuar 18 pikë deri më tani dhe qëndron e pozicionuar në vend të tetë në tabelë.

Do të shohim një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Gian Piero Gasperini dhe Paulo Fonseca, të cilët i kanë gati formacionet startuese.

Formacioni startues i Atalantas: Gollini; Toloi, Romero, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina, Malinovskyi; Duvan Zapata.

Formacioni startues i Romës: Mirante; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Pellegrini, Veretout, Spinazzola; Pedro, Mkhitaryan; Dzeko.

/Telegrafi/