Telegrafi

Formacionet bazë: Liverpooli për pikë të plota ndaj Burnleyt

Liverpooli është mysafir i Burnleyt për ndeshjen e xhiros së 15-të të Ligës Premier që zhvillohet në Turf Moor.

Redsat janë në vend të dytë në tabelë me pesë pikë prapa Manchester Cityt dhe nuk guxojnë të lëshojnë pikë në këtë përballje.

Kundërshtari i tyre është i parafundit në tabelë, me vetëm nëntë pikë të arkëtuara në 14 ndeshjet e mëparshme.

Kjo gjë e bën Liverpoolin favorit për të triumfuar në këtë takim dhe për ta ruajtur afërsinë me liderin.

Trajnerët Sean Dyche dhe Jurgen Klopp i kanë gati formacionet e tyre për këtë sfidë.

Formacioni startues i Burnleyt: Hart, Taylor, Tarkowski, Mee, Bardsley, Gudmundsson, Westwood, Cork, Brady, Barnes, Wood.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Gomez, Matip, Virgil, Moreno, Henderson, Milner, Keita; Shaqiri, Sturridge, Origi.

/Telegrafi/