Site icon Telegrafi

Formacionet bazë: Liverpooli në udhëtimin e vështirë te Watfordi

Liverpooli është mysafir i Watfordit për ndeshjen e javës së 13-të në Ligën Premier.

Nga 12 xhirot e mëparshme, Redsat kanë arritur nëntë fitore, tri barazime dhe asnjë humbje, dhe mbajnë vendin e dytë në tabelë me 30 pikë, dy më pak se lideri Manchester City.

Watfordi e ka nisur mirë këtë sezon në kampionatin anglez duke arritur gjashtë fitore, dy barazime dhe katër humbje, dhe me 20 pikë të grumbulluara qëndron në vend të shtatë në tabelë.

Skuadra e Jurgen Klopp do të përpiqet që ta mbajë hapin me Cityn duke tentuar të marrë pikë të plota nga kjo përballje.

Mirëpo, edhe të zgjedhurit e Javi Gracias nuk do të lëshojnë pe, pasi luajnë para tifozëve të vet.

Formacioni startues i Watfordit: Foster, Femenia, Chathcart, Mariappa, Masina, Hughes, Doucoure, Capoue, Pereyra, Deulofeu, Deeney.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Henderson, Wijnaldum, Shaqiri, Mane, Salah, Firmino. /Telegrafi/

Exit mobile version