Leicester City dhe Manchester City sfidojnë njëri-tjetrin në çerekfinale të Kupës EFL.
Dueli i vlefshëm për garën e njohur edhe si Carabao Cup zhvillohet në King Power Stadium.
Lideri i kampionatit anglez është favorit për të vazhduar në gjysmëfinale të kësaj kupe.
Trajnerët Claude Puel dhe Pep Guardiola do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë përballje.
Formacioni bazë i Leicester Cityt: Hamer, Amartey, Dragović, Maguire, Fuchs, Chilwell, King (c), Iborra, Albrighton, Okazaki, Iheanacho.
Formacioni bazë i Manchester Cityt: Bravo, Danilo, Mangala, Adarabioyo, Zinchenko, Gundogan, Foden, Toure, Diaz, Bernardo, Jesus.
Kampion në fuqi i kësaj kupe është Manchester Unitedi, ndërsa fituesi do të përfshihet në raundin e dytë kualifikues të Europa League në edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/