Telegrafi

Formacionet bazë: Juve kërkon tri pikët ndaj Crotones së rrezikuar

Juventusi është mysafir i Crotones në ndeshjen e xhiros së 33-të në kampionatin italian.

Zonja e Vjetër është lider i Serie A dhe aktualisht numëron 84 pikë, gjashtë më shumë se përcjellësi i parë, Napoli.

Natyrisht se edhe në këtë ndeshje do t’i kërkojë tri pikët, në mënyrë që ta ruajë diferencën dhe t presë gabimet e rivalëve.

Crotone është në zonën e rrezikut (në vend të 18-të), por skuadrat që gjenden mbi të nuk janë shumë larg – SPALI (në vend të 17) ka vetëm një pikë më shumë, Chievo (në vend të 16) tri më shumë e kështu me radhë.

Prandaj, edhe nikoqiri do të përpiqet që të nxjerrë rezultat pozitiv përballë kampionit në fuqi të Serie A.

Do të jetë një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Walter Zenga dhe Massimiliano Allegri.

Formacioni startues i Crotones: Cordaz; Faraoni, Ceccherini, Capuano, Martella; Stoian, Barberis, Mandragora; Rohden, Simy, Diaby.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Lichtsteiner, Benatia, Rugani, Alex Sandro; Matuidi, Marchisio, Sturaro; Douglas Costa, Higuain, Dybala.

/Telegrafi/