Juventusi është mysafir i Udineses për ndeshjen e javës së tetë në Serie A.
Bianconerët do të përpiqen të vazhdojnë rekordin e fitoreve, duke qenë se nga shtatë ndeshjet e para numërojnë po aq fitore dhe janë liderë të pakontestueshëm në tabelë (me 21 pikë të arkëtuara).
Rivali më i afërt i ekipit të Massimiliano Allegrit është Napoli që ka gjashtë pikë më pak se kampioni në fuqi i Italisë.
The boys prep for #UdineseJuve 💪⚽️
📸➡️ https://t.co/cG5tnU1oz2 #FinoAllaFine ⚪️⚫️ #ForzaJuve pic.twitter.com/C0VOU4KKel
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 4, 2018
Udinese është gjithmonë skuadër e fortë kur luan para tifozëve të vet, prandaj do të përpiqet ta ndalë suksesin e Juves në këtë fillim sezoni.
Skuadra e Julio Velazquez nga shtatë ndeshjet e zhvilluara deri më tani, ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje, dhe mban vendin e 14-të në tabelë (me tetë pikë).
Formacioni bazë i Udineses: Scuffet; Stryger-Larsen, Troost-Ekong, Nuytinck, Samir; Behrami; Fofana, Mandragora, Barak, De Paul; Lasagna.
Formacioni bazë i Juventusit: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi, Dybala, Mandzukic, Ronaldo.
/Telegrafi/