Interi është nikoqir i Pordenone Calcio për të zhvilluar ndeshjen e të tetës së finales të Kupës së Italisë.
Nuk ka dyshim se zikaltrit janë favoritë për të vazhduar në çerekfinale të kësaj gare.
Skuadra që bën gara në Serie C është një kundërshtar i lehtë për ekipin e Luciano Spallettit, i cili pritet t’u japë mundësi disa lojtarëve të rinj.
6⃣0⃣ secondi per sentire le parole di Luciano #Spalletti in conferenza stampa! 🗣#InterPordenone #TIMCup pic.twitter.com/hFeDP38oiQ
— Inter ⭐⭐ (@Inter) December 11, 2017
Sidoqoftë, ekipi që luan në ligën e tretë italiane dëshiron që të bëjë befasi kundër Nerazzurrëve.
Formacioni startues i Interit: Padelli, Nagatomo, Skriniar, Ranocchia, D’Albert, Vecino, Gagliardini, Joao Cancelo, Eder, Karamoh, Pinamonti.
Formacioni startues i Pordenones: Perilli; Formiconi, Stefani, Bassoli, Nunzella; Misuraca, Burrai, Lulli; Maza, Berrettoni; Magnaghi.
Në fazën tjetër të Coppa Italia, Interi ka gjasa të luajë kundër Milanit (nëse Rossonerët e mposhtin Hellas Veronan). /Telegrafi/