Telegrafi

Formacionet bazë: Gjilani luan përballë Trepçës ’89

Në Stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra vendase është nikoqir i Trepçës ’89, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.

Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara deri më tani, Gjilani ka arritur dy fitore, tri barazime dhe një humbje, duke arkëtuar nëntë pikë.

Ndërsa Trepça ’89 ka arritur të grumbullojë shtatë pikë, nga dy fitore, një barazim dhe tri humbje.

Formacioni startues i Gjilanit: Koliçi, Fustar, Kastrati, Ferreira, Frashëri, Useini, Musolli, Hila, Kqiku, Progni, Nikaç.

Formacioni startues i Trepçës ’89: Prince, Kaçar, Berisha, Mashau, Dedia, Sie, Nimani, Jashari, Arbnor Muja, Okonwo, Ardian Muja.

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës ’89 në Superligën e Kosovës në futboll fillon në orën 14:00. /Telegrafi/