Telegrafi

Formacionet bazë: City planifikon t’i afrohet më shumë titullit me sfidën ndaj Aston Villas

Në Villa Park, zhvillohet ndeshja e xhiros së 33-të në Ligën Premier ndërmjet Aston Villas dhe Manchester Cityt.

Citizens janë liderë të Ligës Premier me tetë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Manchester United.

Aston Villa ndodhet kah mesi i tabelës, larg zonës së rrezikut, por edhe larg zonës evropiane.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Trajnerët Dean Smith dhe Pep Guardiola i kanë gati skuadrat, me të cilat do ta nisin takimin nga minuta e parë.

Formacioni startues i Aston Villas: Martinez; Cash, Konsa, Mings, Targett; McGinn, Douglas Luiz, Nakamba; Traore, Watkins, Ramsey.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Ruben Dias, Stones, Zinchenko; Gündogan, Rodri, Bernardo Silva; Mahrez, Gabriel Jesus, Foden.

/Telegrafi/