Telegrafi

Formacionet bazë: City favorit ndaj Feyenoordit

Edhe pse e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, Manchester City do të luajë për fitore kundër Feyenoordit.

Skuadra angleze i ka regjistruar katër fitore në katër xhirot e para dhe e kryeson Grupin F me 12 pikë.

(Foto: Twitter/ManchesterCity)

Feyenoordi akoma nuk ka arkëtuar asnjë pikë dhe pozicionohet në vend të fundit në grup, me katër humbje nga po aq ndeshje.

Trajnerët Pep Guardiola dhe Giovanni van Bronckhorst do t’i vënë përballë taktikat e tyre në Etihad Stadium.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Mangala, Otamendi, Danilo, Gundogan, Yaya Toure, De Bruyne, Bernardo, Sterling, Aguero.

Formacioni startues i Feyenoordit: Jones, Haps, Tapia, Van Beek, Diks, Vilhena, Toornstra, Amrabat, Larsson, Boetiues, Berghuis.

Ndeshja tjetër e Grupit F zhvillohet ndërmjet Napolit dhe Shakhtar Donetskut. /Telegrafi/