Telegrafi

Formacionet bazë: City e do fitoren ndaj Shakhtarit

Shakhtar Donetsku dhe Manchester City zhvillojnë ndeshjen e xhiros së tretë në kuadër të Grupit F në Ligën e Kampionëve.

Në dy ndeshjet e para të fazës grupore, skuadra ukrainase ka regjistruar dy barazime dhe me dy pikë të arkëtuara mban vendin e tretë në tabelë.

Ekipi anglez, nga ana tjetër, ka arritur një fitore dhe një humbje, dhe me tri pikë të grumbulluara është në pozitën e dytë në tabelë prapa liderit Lyon që ka një pikë më shumë.

Trajnerët Paulo Fonseca dhe Pep Guardiola i ka në gati formacionet e tyre për këtë ndeshje.

Formacioni startues i Shakhtar Donetskut: Pyatov, Matvienko, Kryvtsov, Rakytskyy, Ismoli, Maicon, Stepanenko, Wellington, Kovalenko, Fernando, Morez.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Laporte, Mendy, Stones, Otamendi, Fernandinho, De Bruyne, Silva (C), Mahrez, Sterling, Jesus.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Hoffenheimit dhe Lyonit. /Telegrafi/