Telegrafi

Formacionet bazë: Chelsea luan ndaj Brightonit, kërkon top-katërshen

Chelsea është nikoqir i Brighton & Hove Albion në Stamford Bridge, në ndeshjen e vlefshme për Ligën Premier.

Blutë pozicionohen në vend të gjashtë në tabelë, me vetëm një pikë prapa Tottenham Hotspur që mban vendin e katërt, si edhe me tri pikë prapa Arsenalit që ndodhet në pozitën e tretë.

Brightoni është në vend të 15-të në tabelë, me pesë pikë larg zonës së rrezikut për rënie nga liga.

Trajnerët Maurizio Sarri dhe Chris Hughton i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa, Azpilicueta, Luiz, Christensen, Emerson, Jorginho, Kante, Loftus-Cheek, Hazard, Hudson-Odoi, Giroud.

Formacioni startues i Brightonit: Ryan, Bruno, Duffy, Dunk, Bong, Bissouma, Stephens, Propper, March, Andone, Jahanbakhsh.

/Telegrafi/