Site icon Telegrafi

Formacionet bazë: Chelsea e dëshiron triumfin ndaj PAOK-ut në Selanik

Chelsea ka udhëtuar në Selanik të Greqisë për ndeshjen e parë të fazës grupore të Europa League, të cilën e zhvillon kundër PAOK Thessaloniki.

Toumba Stadium mban emrin arena ku do të zhvillohet kjo sfidë, në të cilën Blutë do të tentojnë të marrin pikë të plota.

Skuadra e Maurizio Sarrit ka potencial shumë më të fortë lojtarësh në krahasim me ekipin grek, ashtu që është favorit për këtë duel.

Qëllimi i PAOK-ut do të jetë që të nxjerrë së paku një pikë në këtë takim.

Formacioni startues i PAOK-ut: Paschalkis, Vierinha, Khacheridi, Varela, Tosca, Wernbloom, Shakhov, Mauricio, El Kaddouri, Pelkas, Jaba.

Formacioni startues i Chelseat: Arrizabalaga, Zappacosta, Christensen, rudiger, Alonso, Jorginho, Kante, Barkley, Willian, Pedro, Morata.

Vidi FC dhe BATE Borisov zhvillojnë ndeshjen tjetër në kuadër të Grupit L. /Telegrafi/

Exit mobile version