Besiktasi është nikoqir i Borussia Dortmundit në Vodafone Park, ku zhvillohet ndeshja e parë e fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Synimi i të dyja skuadrave është që të dalin nga Grupi C dhe të kualifikohen në 1/8 e finales, prandaj do të japin maksimumin në këtë sfidë.
Do të shohim edhe një përballje taktikash të trajnerëve Sergen Yalcin dhe Marco Rose, të cilët i kanë përgatitur formacionet startuese.
Formacioni startues i Besiktasit: Destanoglu; Rosier, Montero, Welinton, N’Sakala; Josef, Pjanic; Ghezzal, Hutchinson, Larin; Batshuayi.
Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Kobel; Meunier, Akanji, Hummels, Guerreiro; Dahoud, Bellingham; Malen, Reus, Brandt; Haaland.
/Telegrafi/