Arsenali është nikoqir i Aston Villas në ndeshjen e xhiros së tetë në Ligën Premier që zhvillohet në Emirates Stadium.
Topçinjtë kanë arritur katër fitore dhe tri humbje deri më tani, ndërsa mbajnë vendin e dhjetë në tabelë me 12 pikë të arkëtuara.
Mysafirët kanë pikë të barabarta nga katër fitore dhe dy humbje, ndërsa kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Trajnerët Mikel Arteta dhe Dean Smith i kanë përgatitur skuadrat me të cilat do ta fillojnë ndeshjen.
Formacioni startues i Arsenalit: Leno, Holding, Gabriel, Tierney, Bellerin, Partey, Elneny, Saka, Willian, Lacazette, Aubameyang.
Formacioni startues i Aston Villas: Martinez, Cash, Konsa, Mings, Targett, Douglas Luiz, McGinn, Trezeguet, Barkley, Grealish, Watkins.
/Telegrafi/