Telegrafi

Formacionet bazë: Arsenali ka për kundërshtar Brentfordin në EFL Cup

Brentfordi është kundërshtar i Arsenalit në ndeshjen e raundit të tretë të Kupës EFL (të njohur si Carabao Cup).

Topçinjtë janë favoritë për të vazhduar tutje, duke qenë se ndeshja zhvillohet në Emirates dhe kundërshtari i tyre bën gara në Championship.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka përgatitur formacionin e tij për këtë përballje, të cilën do të përpiqet ta fitojë.

Nga ana tjetër, trajneri i mysafirëve, Dean Smith, do të shpresojë për ndonjë befasi për të siguruar kualifikimin në raundin e katërt.

Formacioni startues i Arsenalit: Leno; Lichtsteiner, Holding, Mustafi, Monreal; Elneny, Guendouzi; Mkhitaryan, Smith-Rowe, Iwobi; Welbeck.

Formacioni startues i Brentfordit: Daniels, Odubajo, Canos, Yennaris, Watkins, Mokotjo, Judge, Sawyers, Jeanvier, Konsa, Barbet.

Kujtojmë që Arsenali ishte finalist i edicionit të kaluar, ndërsa në finale pësoi nga Manchester City. /Telegrafi/