Telegrafi

Formacionet bazë: Arsenali favorit ndaj Wimbledonit

Arsenali është nikoqir i AFC Wimbledon në takimin e raundit të tretë të Kupës EFL (të njohur si Carabao Cup).

Në takimin që zhvillohet në Emirates Stadium, Topçinjtë janë favoritë për të vazhduar në raundin tjetër.

Skuadra Wimbledon bën gara në League One – që është liga e tretë në sistemin anglez të futbollit.

Formacioni startues i Arsenalit: Leno; Cédric, Holding, Pablo Marí, Tavares; Lokonga, Partey; Maitland-Niles, Nketiah, Martinelli; Lacazette

Formacioni startues i AFC Wimbledon: Tzanev; Lawrence, Rudoni, Heneghan, Nightingale; Palmer, Woodyard; Walker, McCormick, Assal; Hartigan.

/Telegrafi/