Telegrafi

Forlan: Unitedi mund ta eliminojë Barcelonën

Diego Forlan (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Diego Forlan beson se skuadra e tij e vjetër mund ta mposht Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Uruguaiani, tani 39 vjeç, kaloi dy vjet te Djajtë e Kuq para se të kalonte shtatë vjet në futbollin spanjoll tek skuadra e Villarrealit dhe Atletico Madridit.

Në kohën kur ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve po afrohet, Forlan është ndalur të flas rreth ndeshjes së Unitedit me Barcelonën.

“Ndeshja ndaj Barcelonës do të jetë një lojë shumë ndryshe për Unitedin”, u ka thënë fillimisht Forlan gazetarëve.

Forlan me fanellën e Unitedit

“Ata janë një ekip shumë i mirë dhe në futboll nuk e dini se çfarë do të ndodhë. Por ata kanë një lojë vërtet të mirë para, një ndeshje të vështirë”.

“United ka një ekip shumë të mirë me lojtarë të mirë dhe nëse ata bëjnë mirë në shtëpi atëherë ata kanë një mundësi reale për të eliminuar Barcelonën”, përfundoi uruguaiani. /Telegrafi/