Site icon Telegrafi

Forcohet Shqipëria, futbollisti që kushton 50 milionë euro në kombëtare

Në kualifikueset e Botërorit 2018, grupi i futbollistëve të kombëtares shqiptare pritet të ndryshojë.

Duke filluar nga mungesa e Lorik Canës që u tërhoq, largimet e mundhshme të kosovarëve dhe gjithashtu afrimet e lojtarëve të rinj.

Përforcimi i parë për kombëtaren e trajnerit, Gianni De Biadit pritet të jetë mesfushori i Shalkes, Donis Avdiaj.

Futbollisti e ka ndarë prej kohësh mendjen që do të luajë për Shqipërinë dhe është në pritje të një ftese, të cilën De Biazi duket se është bindur për t’ja bërë pas sezonit të kaluar pozitiv të mesfushorit në Austri, ku ishte i huazur te Sturm Graz.

Këtë sezon ai u rikthye te Shalke, por që në fillim pësoi një dëmtim të rëndë, dhe për momentin është në fazë rekuperimi.

Ju kujtojmë që pas rinovimit me Schalken, klauzola e largimit të Avdijajt ishte 50 milionë euro.

Exit mobile version