Trajneri Andy Speer, themelues i ‘Anarchy Abs’, program ushtrimor i cili ndihmon në ndërtimin e muskujve të barkut, ka treguar një lëvizje të vetme e cila e kryen dyfishin e punës – pra i ushtron muskujt e barkut dhe duart njëkohësisht.
Pjesa më e mirë? Ky ushtrim mund të kryhet me vetëm një palë dorake, të cilat gjinden në secilën palestër, transmeton Telegrafi.
Duke e shtuar pozicionin e gjunjëzimit, ju e vendosni veten në një pozicion jostabil, i cili i detyron ijët dhe muskujt e barkut (por edhe pjesën e përparme të këmbës) të funksionojnë së bashku për ta stabilizuar trupin.
Njëkohësisht, ngritja e peshave në këtë pozicion i jep bicepsit një mega-pompim.
Ushtrimin, i cili shihet në videon e mëposhtme, duhet ta bëni për secilën dorë nga 30 sekonda.
Ushtrimin përsëriteni për 5 deri 10 minuta, ndërsa duart dhe pozicionin e ndryshoni çdo 30 sekonda. /Telegrafi/