Site icon Telegrafi

Me forcë tentoi ta fus ish-bashkëshorten në veturë, i dyshuari arratiset në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një grua ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar me forcë ta fus në veturë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:00, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se ankuesja së bashku me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor.

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj, ka tentuar me forcë ta fus në veturë. Ankuesja së bashku me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version