Telegrafi

Forcat ushtarake izraelite sulmojnë qendrat e Hezbollahut në Libanin Jugor

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar se kanë goditur disa nga qendrat e Hezbollahut në Taybeh, Naqoura dhe Hanine të Libanit Jugor.

Këto kundërsulme vijnë menjëherë pas aksioneve të grupit militant në qytetet veriore të Izraelit si shenjë hakmarrjeje për anëtarët e vrarë të grupit.

Ndryshe, që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit ka pasur shqetësime se konflikti mund të përshkallëzohet, transmeton Telegrafi.

Por, fokusi kryesor ka qenë te përleshjet ditore midis Libanit dhe Izraelit për të cilat ka pasur dyshime se mund të shndërrohen në një luftë të re. Kjo pasi grupi militant është deklaruar se nuk do të ndalë sulmet e tij derisa Izraeli të ndalë ofensivën në Gazë.

Lexo po ashtu Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Rritja e dhunës në ato territore ka ndikuar që të alarmohen edhe vendet perëndimore të cilat janë munduar të dërgojnë në një zgjedhje diplomatike. Megjithatë, pa sukses deri më tash.

Fatkeqësisht, edhe numri i viktimave në Lindjen e Mesme vetëm sa vjen e shtohet.

Nga sulmi i fundit izraelit ende nuk është raportuar për viktima, por dihet se caku kryesor kanë qenë lokacionet dhe anëtarët e Hezbollahut. /Telegrafi/