Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, ka publikuar në profilin e saj në Facebook disa fotografi të ushtrimeve të përbashkëta mes forcave speciale shqiptare dhe atyre X Navy Seal të SHBA-së.
Ajo ka shkruar se “më të mirët stërviten me më të mirët”, duke lënë të kuptohet se forcat shqiptare tashmë po stërviten me njësitet më elitare të botës, transmeton Telegrafi.
“Forcat Speciale Shqiptare, treguan aftësi mbresëlënëse gjatë stërvitjes ‘Joing Combinet Exchange Trainging’, me grupin e X të Navy Seal nga SHBA. Forcat Speciale rikonfirmojnë besimin që gëzojnë në sytë e aleatëve edhe në operacionet delikate siç janë ato kundër sulmeve terroriste”, ka shkruar ndër tjera ministrja shqiptare e Mbrojtjes. /Telegrafi/