Forcat speciale ruse kanë vrarë dy militantë të ISIS-it të cilët kishin veshur jelekë të mbushur me eksploziv, ndërsa pamjet rrëqethëse janë filmuar me një kamerë amatore.
Forcat ruse të sigurisë kanë filmuar momentin, kur dy militantë të ISIS-it të armatosur deri në dhëmbë vriten gjatë nja aksioni në një zonë malore në Ingushetia të Rusisë, transmeton Telegrafi.
Përveç jelekëve me eksploziv, ata kishin edhe pushkë automatike, municion dhe granata, gjysmën prej të cilave i kishin fshehur në një shtëpi.
Forcat ruse që kishin ngritur një kamp në afërsi, ka njoftuar se beteja e ashpër kishte filluar kur vërejtën një person të dyshuar në afërsi të fshatit Ali-Yurt në provincën Nazranovsky në Ingusheti.
Dyshja ishin të moshës 42 dhe 22-vjeç, të cilët nuk iu bindën urdhrave të forcave dhe në asnjë mënyrë nuk pranuan të dorëzohen, ku si rezultat i këtyre veprimeve u vranë. /Telegrafi/