Kombëtarja shqiptare e futbollit po shoqërohet në aventurën e saj në Evropianin e Francës nga forca speciale nga Shqipëria.
Forcat speciale që shoqërojnë kombëtaren janë përfaqësues të Policisë së Shtetit të akredituar në Francë.
Janë gjithsej gjashtë “mbrojtës”, me komandant Alban Ahmetin, të cilët veprojnë me policinë lokale në çdo qytet të Francës ku udhëton kombëtarja.
Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë të grupit me Zvicrën, Shqipëria do të luajë me Francën (15 qershor) dhe Rumaninë (19 qershor). /TCH/