Site icon Telegrafi

Forcat speciale britanike armatosen me pushkë të reja, plumbi i saj mund të shpërthej në ajër një helikopter – apo të shpojë autoblindën

Forcat speciale britanike janë armatosur me pushkën më të re e cila mund të shpërthej në ajër një helikopter, apo ta shpojë mjetin e blinduar me vetëm një plumb.

Bëhet fjalë për Gepard GM6 Lynx që ka një precizitet të paparë. E prodhuar në Hungari, kjo pushkë gjysmë-automatike ka një rreze qitje prej dy kilometrave, transmeton Telegrafi.

Në karikator ka vetëm pesë plumba të kalibrit 50 Raufoss Mk2, e çmimi i kësaj pushke arrin vlerën e 9.000 funteve.

Me vetëm një të shtënë, plumbi mund të përshkoj autoblindën apo ta shpërthej në ajër helikopterin.

E forcat speciale britanike (SAS) besohet se janë pajisur me 150 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version