Telegrafi

Forcat izraelite publikojnë pamjet e sulmit ajror në Rripin e Gazës

Derisa intensiteti i luftimeve mes pjesëtarëve të Hamasit palestinez dhe ushtrisë izraelite sa vjen e po rritet, raportohet për shumë të vdekur nga të dyja palët.

Në anën tjetër, ministria izraelite e Mbrojtjes ka publikuar një video të një sulmi ajror në Rripin e Gazës, ku objekte të ndryshme janë goditur me raketa, transmeton Telegrafi.

Brenda objekteve të goditura nga izraelitët, dyshohet se ishin fshehur pjesëtarët e Hamasit, të cilët konsiderohen si organizatë terroriste nga Izraeli.

Lexo po ashtu Ambasada izraelite në SHBA thotë se 100 civilë dhe ushtarë hebrenj janë kidnapuar

E deri më tani raportohet edhe për shumë të plagosur, ku numri i tyre shkon në mijëra nga ana e izraelitëve, por edhe nga palestinezët.

Izraelitët po tentojnë ta vënë nën kontroll situatën, pasi thonë se janë duke u sulmuar nga shtatë rajone të ndryshme. /Telegrafi/