Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë një komandant të forcave komando të Hamasit, i cili udhëhoqi javën e kaluar një nga sulmet në jug të Izraelit jugor.
IDF thotë se Ali Qadhi, komandant kompanie në të ashtuquajturën njësi Nukhba, u vra në një sulm me dron nga agjencia e sigurisë Shin Bet dhe Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake.
Sipas IDF, Qadhi u arrestua nga Izraeli në vitin 2005 për rrëmbimin dhe vrasjen e civilëve izraelitë dhe ishte liruar në Rripin e Gazës, si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve të Gilad Shalit në vitin 2011.
כלי טיס של חיל-אוויר, בהכוונה מודיעינית של שב"כ ואמ"ן, חיסלו את עלי קאצ'י, מפקד בכוח הנח'בה של ארגון הטרור חמאס, שהוביל מתקפת טרור ביישובי עוטף עזה בסוף השבוע האחרון. בשנת 2005 עלי נעצר בעקבות חטיפה ורצח של ישראלים והוחזר כחלק מעסקת גלעד שליט. pic.twitter.com/BpfqdxEUeT
— Israeli Air Force (@IAFsite) October 14, 2023
Ndërkohë, Izraeli ka paralajmëruar 1.1 milion palestinezë që jetojnë në veri të Gazës të evakuohen nga jugu dhe deri më tani mijëra persona janë larguar me automjete ose në këmbë.
Kjo deklaratë, për shefin e OKB-së Antonio Guterres është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe për rrjedhojë kërkoi një qasje më humanitare.
Sa i përket viktimave, ministria palestineze e Shëndetësisë tha se numri i të vdekurve pas sulmeve hakmarrëse nga Izraeli kishte arritur në 2215, me 8,700 të plagosur.
Në anët tjetër, Izraeli tha se më shumë se 1300 njerëz u vranë fundjavën e kaluar në sulmin e Hamasit ndaj civilëve dhe ushtarëve. /Telegrafi/