Trupat e Brigadës së Komandës së Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) bastisën zyrat e disa komandantëve të lartë të Hamasit në Khan Younis.
IDF thotë se Brigada e Komandës nisi një ofensivë të madhe ndaj infrastrukturës së Hamasit në zonat e reja të Khan Younis, e cila përfshinte një seri sulmesh ajrore përpara se trupat të hynin brenda.
Sulmet kishin në shënjestër disa vende të Hamasit, si dhe selinë e Xhihadit Islamik Palestinez, sipas IDF.
Troops of the IDF's Command Brigade raided the offices of several senior Hamas commanders in southern Gaza's Khan Younis, the military says.
The IDF says the Command Brigade launched a large offensive on Hamas infrastructure in new areas of Khan Younis, which included a series… pic.twitter.com/ksKUwFyweo
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) January 16, 2024
Njësitë komando Maglan dhe Egoz bastisën zyrat e disa komandantëve të lartë në Batalionin Junis Khan të Hamasit, duke përfshirë komandantin e batalionit. IDF thotë se trupat konfiskuan armë në zyra dhe shkatërruan kamerat e përdorura nga Hamasi për mbikëqyrje në zonë.
Njësia Duvdevan, ndërkohë, bastisi dhjetëra vende të tjera të Hamasit në Khan Younis jugore, gjatë së cilës komandot luftuan dhe vranë disa pjesëtarë të Hamasit, thotë IDF.
Pas luftimeve në jug të Izraelit më 7 tetor dhe pjesëmarrjes në ofensivën tokësore në Gaza, Duvdevan do të tërhiqet nga Rripi dhe do të dërgohet në Bregun Perëndimor për operacione të ndryshme.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë më 7 tetor ndaj militantëve palestinezë pasi këta të fundit organizuan një sulm terrorist. /Telegrafi/