Telegrafi

Forcat izraelite arrestojnë 14 palestinezë në Bregun Perëndimor

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se në operacionet e kryera mbrëmë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 14 palestinezë, me pretendimin se janë “përfshirë në akte terroriste”, përcjell Telegrafi.

Të dhënat zyrtare palestineze tregojnë se në burgjet izraelite ndodhen rreth 6 mijë e 500 palestinezë, prej të cilëve 300 fëmijë, 62 gra, 12 deputetë dhe 450 të burgosur administrativë.

Me praktikën e quajtur “burgosje administrative” Izraeli mund të burgosë palestinezët nga 1 deri në 6 muaj. Në qoftë se vendoset se i burgosuri paraqet “rrezik për sigurinë e Izraelit”, gjyqtari ushtarak pa iu atribuar veprës penale, mund të zgjatë kohën e burgimit deri në 5 vite. /Telegrafi/