Telegrafi

Forcat egjiptiane me gaz lotsjellës kundër protestuesve

Forcat e sigurisë egjiptiane kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që kanë protestuar kundër presidentit Abdel Fattah.

Videot e ngarkuara në rrjetet sociale tregojnë se protestuesit e regjimit këndonin teksa marshonin në një lagje të pasur në Dokko, duke kërkuar dorëheqjen e Al-Sisit, kur policia ndërhyri në mënyrë të dhunshme për t`i shpërndarë ata, raporton Euronews.

Mijëra policë dhe ushtarë ishin vendosur në të gjithë kryeqytetin egjiptian duke bllokuar rrugët që çojnë në Kajro.