Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë thënë se në orët e fundit “goditën objektiva të shumta të Hezbollahut në Liban”.
Sipas tyre, “avionët luftarakë të IAF goditën një kompleks ushtarak të Hezbollahut në zonën e Marwahin”, përcjell Telegrafi.
Më herët, IDF konfirmoi se një breshëri rakete e Hezbollahut dëmtoi një bazë ajrore strategjike në veri të Izraelit.
IDF nuk pranoi të komentojë për shkallën e dëmtimit në bazën ajrore Mt Meron, e cila është më pak se 10 km nga kufiri me Libanin.
Lajmi vjen në kohën kur sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken po vazhdon turneun e tij të katërt në Lindjen e Mesme që nga sulmet e 7 tetorit nga Hamasi.
במהלך הלילה צה"ל תקף שורת מטרות של ארגון הטרור חיזבאללה בלבנון.
מטוסי קרב של חיל האוויר תקפו במהלך הלילה מתחם צבאי של ארגון הטרור חיזבאללה במרחב הכפר מרווחין, וכן משגר רקטי ותשתית טרור במרחב הכפר עייתא א-שעב>> pic.twitter.com/6oCnAlWpsP
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) January 8, 2024
Ai do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite të hënën, ku do të flasë me princin e kurorës Mohammed bin Salman.
Më pas ai do të shkojë në Izrael.
Para se të largohej nga Doha në Katar, Antony Blinken dha një konferencë shtypi ku bëri disa komente në lidhje me luftën Izrael-Gaza.
Në këtë drejtim, ai ka thënë se civilët palestinezë duhet të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të lejojnë kushtet.
“Ata nuk munden, nuk duhet të detyrohen të largohen nga Gaza”.
Blinken paralajmëroi gjithashtu se lufta Izrael-Gaza mund të përhapet në të gjithë rajonin. /Telegrafi/