Telegrafi

Forcat Detare shqiptare pjesë e operacionit për shuarjen e zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka thënë sot se dy anijet të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det.

“Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territorial, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territorial, 5 milje larg Porto Palermos”, u shpreh Peleshi në një postim në Facebook.

Lexo po ashtu Zjarr në tragetin me 287 persona në Greqi

Sipas ministrit, në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës Detare shqiptare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117.

Peleshi ka bërë të ditur se më herët pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit të tragetit janë evakuuar nga anija. /Telegrafi/