Telegrafi

Forcat Ajrore të Shqipërisë hapin dyert për pilotët e FSK-së, ndjekin programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter

Forca Ajrore e Shqipërisë ka hapur dyert për pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një postim në rrjetet sociale ku ka shpërndarë edhe disa foto nga stërvitja e pilotëve.

“Pilotët e FSK-së do të ndjekin në Bazën Ajrore të Farkës programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter, i detyrueshëm për ekuipazhet për të mbajtur reflekset e fluturimit”, shkruan Peleshi në Facebook.

Stërvitje e fundit është në vazhdën e një sërë organizimesh të Ushtrisë Shqiptare për të ndihmuar në aftësimin e forcave të armatosura të Kosovës. /Telegrafi/