Site icon Telegrafi

Forca të shtuara të policisë, situata konsiderohet e qetë (Foto)

Pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës janë parë sot nëpër rrugët e kryeqytetit. Numër i shtuar i tyre është vërejtur përreth ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Kjo është bërë për shkak se sot në Kuvendin e Kosovës pritet të merren vendime të rëndësishme përfshirë mocionin ndaj kryeministrit Isa Mustafa.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Telegrafin se gjendja e sigurisë është e qetë.

“Situata është e qetë, PK do të vazhdoj të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend”, ka thënë Kelani./Telegrafi/

Exit mobile version