Telegrafi

“Forca Lazio”, gafa e Biglias pak orë para zyrtarizimit (Video)

Lucas Biglia tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Milanit.

Argjentinasi përfundoi me sukseset testet mjekësore dhe kështu u largua nga Lazio për 17 milionë euro, plus tre në formë të bonuseve.

Lexo po ashtu Zyrtare: Biglia i bashkohet Milanit

Pak orë para zyrtarizimit te klubi nga Milano, lojtari u ndal teksa po udhëtonte me makinë nga tifozët kuqezinj.

Një tifoz i kërkoi të thotë disa fjalë si Rossoner, por Biglia bëri një gafë duke thënë ‘Forca Lazio”.

Gjithsesi e gjitha kjo kaloi me të qeshura pasi ende nuk është mësuar me faktin se tani është lojtar i shtatë herë kampionatin evropian. /Telegrafi/