Site icon Telegrafi

“Forca Inter”, Bisseck flet pas përfundimit të testeve mjekësore

Yann Aurel Bisseck ka përfunduar me sukses testet mjekësore me Interin gjatë ditës së sotme (e mërkurë) dhe tashmë ka thënë fjalët e para.

Qendërmbrojtësi gjerman është gati t’i bashkohet Nerazzurrëve dhe sapo ka përfunduar testet mjekësore me gjigantët e Serie A.

“Sigurisht, jam i lumtur që jam këtu, do të them më shumë pas nënshkrimit, Forza Inter”, u tha 22-vjeçari gazetarëve dhe fansave pas përfundimit të pjesës së dytë të testeve mjekësore në CONI në Milano.

 

Sipas mediumi Calciomercato.com, Interi nuk e ka paguar klauzolën e tij prej 7 milionë eurosh, e cila duhej të paguhej në një këst të vetëm.

Interi do të paguajë 7 milionë euro plus 500,000 euro bonuse, ndërsa Aarhus do të mbajë një klauzolë prej 5 për qind në shitjen e tij të ardhshme.

22-vjeçari ka luajtur në Kampionatin Evropian U21 me Gjermaninë dhe pritet të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2028. /Telegrafi/

Exit mobile version