Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Liverpool – Everton, starton Shaqiri

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që Liverpooli dhe Evertoni do ta zvillojnë në javën e 15-të në Ligën Premier.

The Reds do të jenë nikoqir të rivalit lokal në ndeshjen që fillon në ora 21:15 në stadiumin ‘Anfield Road’.

Liverpooli në këtë ndeshje do të jetë pa Alisson Beceker shkaku i kartonit të kuq, Nathaniel Clyne, Fabinho dhe Joel Matip, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Evertoni nuk do të mund të llogaris në Andre Gomes, Jean-Philippe Gbamin dhe Cuco Martina, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Liverpoolit: Adrian, Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Wijnaldum, Milner, Lallana, Shaqiri, Mane, Origi.

Formacioni startues i Evertonit: Pickford, Holgate, Mina, Keane, Sidibe, Digne, Sigurdsson, Davies, Iwobi, Richarlison, Calvert-Lewin. /Telegrafi/

Exit mobile version