Site icon Telegrafi

“Football Leaks”: Aguero nuk ka klauzolë anti-Madrid (Dokument)

“Football Leaks” ka zbuluar marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2011 mes Athletico Madrid dhe Manchester City për transferimin e Kun Agueros.

Shitja u mbyll për shifrën e 36 milionë eurove, por më e habitshme është se kontrata nuk përfshin ndonjë klauzolë “anti Madrid”, që do t’i parandalonte “qytetarët” të tejkalojnë objektivin e caktuar.

Mos harroni se si Di Maria dhe vetë Özil kishte një klauzolë “anti-Barcelonë” në kontratat e transferimit nga Real Madridi te Manchester United dhe Arsenal, respektivisht. Përveç 36 milionë eurove për transferimin, kontrata e Kun Agueros me Manchester City ka të parashikuara një sërë objektivash bonus, përmes sezonit 2015-2016, e cila mund të arrijë deri në 2 milionë euro.

Për shembull, Atletico Madrid do të marrë 250 mijë euro për këstin prej 15 golash zyrtar të shënuar me fanellën e City, ose në qoftë se Aguero luan 25 ndeshje si startues, apo zëvendësues, që del nga fusha pas 70 minutash.

Kun përfiton një tjetër milion euro, në qoftë se fiton një ndeshje gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Të gjitha këto bonuse do t’i shtohen shifrës prej 36 milionë eurosh të transferimit, por gjithmonë pa kaluar 2 milionë.

  

Exit mobile version