Telegrafi

Font reagon për ‘mega kontratën’ e Messit: Ai ka marrë çdo euro të fundit

Bota e futbollit spanjoll është duke e komentuar një raportim të El  Mundos në lidhe me kontratën e Lionel Messit dhe tani Victor Font ka reaguar në lidhje me këtë çështje.

Kandidati për president të Barcelonës ka thënë se argjentinasi e meriton çdo euro nga marrëveshja 555,237,619 milionë.

“Messi ka marrë çdo euro nga Barcelona që është në kontratë”, ka shkruar Font në llogarinë e tij në Twitter.

“Ai nuk na ka shkatërruar. Përkundrazi, ai është lojtari më i mirë në histori dhe ne duam që ai të qëndrojë me ne përgjithmonë më shumë”.

Ka zëra se Messi e ka fundosur Barcelonën me pagën e tij dhe tashmë dihet se ata janë afër falimentimit.

Blaugranasit mund të shpëtojnë nga paga e tij në këtë verë, pasi lojtarit i skadon kontrata dhe është afër marrëveshjes me Paris Saint-Germainin. /Telegrafi/