Site icon Telegrafi

Fonseca shpjegon arsyen pse e zëvendësoi Pulisicin pasi shënoi një super gol ndaj Fiorentinës

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca ka shpjeguar arsyen pse ai e zëvendësoi Christian Pulisicin pasi shënoi një super gol.

Reprezentuesi amerikan e gjeti golin e katërt në Serie A teksa realizoi një super gol në minutën e 60-të në takimin ndaj Fiorentinës.

Teksa po i afroheshim fundit të ndeshjes, Pulisic u zëvendësua nga Fonseca i cili në vend të tij e inkuadroi Samuel Chukwueze. Pas zëvendësimit, ai u pa i mërzitur nga vendimi që mori trajneri.

Pas përfundimit të ndeshjes, shumë pyetje u ngritën rreth vendimit të Fonsecës për ta zëvendësuar lojtarin më të mirë të skuadrës në fushë kur ndeshja ishte e tensionuar.

Sidoqoftë, ai arsyetoi veten duke thënë se ishte një vendim i cili u mor për ta mbrojtur Pulisicin nga një lëndim serioz.

“Ishte më shumë një masë mbrojtëse me Pulisic i cili pati një problem gjatë javës. Chukwueze u fut mirë duke krijuar raste për gol”, tha shkurtimisht Fonseca.

‘Rossonerët’ të cilët pësuan humbjen e dytë këtë sezon në Serie A, do të rikthehen sërish në aksion pas pushimit me kombëtare ndaj Udineses më 19 tetor./Telegrafi/

Exit mobile version