Telegrafi

Fonseca i pakënaqur me rezultatin ndaj Juventusit

Paulo Fonseca (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Paulo Fonseca nuk ishte i kënaqur me rezultatin e Romës (2-2) në ndeshjen kundër Juventusit, por e ka gëzuar paraqitja e lojtarëve të tij.

Giallorossët kaluan dy herë në epërsi me anë të Jordan Veretout, mirëpo në të dyja rastet barazoi Cristiano Ronaldo, ndërkohë që Edin Dzeko humbi disa raste, kurse Adrien Rabiot u përjashtua me karton të kuq.

“Mendoj se bëmë lojë të mirë, mirëpo nuk jam i kënaqur me rezultatin. Krijuam raste dhe luajtëm për ta fituar ndeshjen”.

“E pashë Dzekon të fokusuar, të motivuar, ai luajti për skuadrën. Pati gabime para golit, si gjithë të tjerët, por ai luajti mirë këtë mbrëmje (e diel)”, ka deklaruar Fonseca për Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu Mbyllet derbi në Serie A: Roma lëshoi nga duart triumfin ndaj Juventusit

Trajneri i Romës i bëri vetëm dy zëvendësime (nga pesë të mundshme), ndërsa këtë e ka arsyetuar me faktin se skuadra po luante mirë dhe nuk kishte nevojë për intervenime. /Telegrafi/