Telegrafi

Fonseca i lumtur me fitoren: Kemi bërë ndeshje të shkëlqyer

(Foto: Instagram/paulofonseca_oficial)

Roma ka vazhduar me ndeshje të bukura në Serie A, teksa ka fituar pastër në javën e gjashtë.

Giallorosët luajtën në Olimpico përballë Fiorentinës të cilën e mposhtën me rezultat të pastër 2-0.

Leandro Spinazzola dhe Pedro Rosriguez ishin autorët e golave për klubin kryeqytetas.

I kënaqur me këtë fitore dhe në përgjithësi lojën e djelmoshave të tij ka mbetur trajneri Paulo Fonseca.

“Kemi bërë një ndeshje të madhe, të shkëlqyer ndaj një kundërshtari të fortë si Fiorentina”, deklaroi Fonseca.

“Kemi krijuar shumë raste dhe jemi mbrojtur mirë. E rëndësishme pas fitores ishte që nuk pranuam gol dhe kjo më bën edhe më të lumtur”, tha trajneri portugez.

Edhe pse në Itali kanë filluar ta përfshijnë Romën në garë për titull, Fonseca thotë se qëllimi i tyre është vetëm rikthimi në Ligën e Kampionëve.

“Objektivi ynë mbetet i qartë pasi duam të bëjmë më mirë se edicionin e kaluar, do të thotë të rikthehemi në Ligën e Kampionëve”.

“A është Roma për titull? Unë gjithmonë jam i ekuibluar, do të thotë nuk mendoj për tjera gjëra, përveçse objektivit që kemi. Interi dhe Juventusi janë më lartë se gjitha tjerat”, përfundoi trajneri i Romës. /Telegrafi/